Prej tetë ditësh i zhdukur në Vlorë, sot u gjet i pajetë në banesë Altin Alikaj 46-vjeç. Ai ishte ushtarak. Ishte nëna e tij që e gjeti pajetë në banesë djalin, pasi herën e fundit që e kishte parë ishte në datë 11 shkurt.
Më pas kushëriri i tij njoftoi policinë duke e vendosur në lëvizje përmes denoncimit për ta kërkuar.
Paraprakisht, informacionet e para ishin se Alikaj ishte përdorues droge, por nëna e tij shprehet se e gjeti djalin me një plagë sëpate në kokë dhe deklaron se të birin e kanë vrarë. Policia ka nisur hetimet për rastin.
/5pyetjet.al