Si pasojë e përmbysjes së një autobusi turistik në Konya të Turqisë kanë humbur jetën pesë persona dhe kanë mbetur të plagosur 26 persona.
Autobusi turistik u përmbys në kilometrin e 50-të të autostradës Konya-Aksaray.
Pas njoftimit, në vendngjarje shkuan ekipe policie dhe të Emergjencave 112.
Sipas raportimeve të para në aksident kanë humbur jetën së paku pesë persona ndërsa janë lënduar 26 të tjerë.
Të plagosurit raportohet se janë dërguar në spital.
Policia turke ka nisur hetimet rreth aksidentit që shkaktoi viktima ndërsa autobusi dyshohet se ka rrëshqitur për shkak të ngricave.