Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona në Prizren, katër prej tyre të mitur, pasi që kanë larguar nga shtylla elektrike një flamur të Turqisë.
Rasti ka ndodhur me datën 17 shkurt, rreth orës 23:20 në rrugën “Remzi Ademaj”.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, prej tyre katër të mitur, pasi që të njëjtit kanë larguar nga një shtyllë elektrike një flamur të Turqisë të vendosur nga Kuvendi Komunal i Prizrenit me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në raportin e Policisë.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./5pyetjet.al