Fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 6 marsit për Partinë Socialiste është hapur në qytetin e Durrësit. Socialistët do të garojnë për të marrë këtë bashki me kandidaten Emirjana Sako, e cila është prezantuar këtë të shtunë në një takim me gratë dhe vajzat e këtij qyteti.
Në këtë takim, i pranishëm ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili u bëri thirrje demokratëve që të votojnë PS-në pasi, sipas tij, përçarësit e opozitës, Basha dhe Berisha, nuk meritojnë asnjë votë. “Për Durrësin këto zgjedhje janë të veçanta pasi Durrësi ndodhet në një moment të veçantë. Ka shansin për tu transformuar totalisht. Ka mundësinë që të ketë zhvillimin më të madh të Mesdheut. Kjo sigurisht që kërkon sinergjinë mes Bashkisë dhe Qeverisë. Ndaj edhe vota për Emirjana Sakon është votë për zhvillimin e Durrësit. Ata luftojnë se kush del i parafundit. Ata luftojnë për mbijetesën e tyre politikë. Dhe për këtë do të shfrytëzojnë qytetarët durrsakë? Votoni PS që të bashkoni edhe PD-në. 2 përçarës të opozitës nuk meritojnë asnjë votë”, tha Gjiknuri.
Në garën për bashkinë e Durrësit, Sako do të ketë përballë Luan Hotin e Partisë Demokratike dhe Ardian Mukës nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”. /5pyetjet.al