-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu (AAK): Me koeficientët nga 1 në 20 në Ligjin e Pagave thellohet diskriminimi në Kosovë

Kryesoret

Muhamet Spahiu, ekspert i ekonomisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, vlerëson se shtimi i kategorive sipas koneficientëve në ligjin e ri për paga thellojnë problemet në administratën publike.

“Problemet që ka potencuar Gjykata Kushtetuese për Ligjin për Paga do të duhej të trajtoheshin. Mirëpo qysh qeveria Kurti ka filluar, duke bërë disa ndryshime, ka bërë paqartësi me të cilat veç do të shtohen problemet, si diskriminimi dhe pabarazia”.

“Hendeku nuk duhet të thellohet. Me ligjin paraprak pagat janë klasifikuar nga 1 në 10 [sipas koeficienteve], tash synohet që të shkohet nga 1 në 20 dhe kjo e rritë manipulimin dhe diskriminimin brenda administratës publike”, është shprehur Spahiu në emisionin Portofol në Klan Kosova FM.

Spahiu ka thënë ndër të tjera se me një ligj të mirëfilltë të pagave do të vendosej barazia dhe funksionimi i administratës publike.

Me draftligjin e tanishëm, sipas tij ka sektorë vitalë të shtetit në të cilat ulen pagat e që thekson se nuk do të duhej të ndodhte./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit