Një punëtor i një shkolle në fshatin Petrovë të Prizrenit ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në objektin e shkollës.
Ata kanë vjedhur nga shkolla një llaptop, një kasafortë për ruajtjen e dokumenteve dhe janë dëmtuar dy dyer të shkollës.
“Ankuesi mashkull kosovar punëtor i shkollës ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hyrë në objektin e shkollës dhe kanë vjedhur: një llaptop, një kasafortë për ruajtjen e dokumenteve si dhe janë dëmtuar dy dyer të shkollës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar. /5pyetjet.al