Fitorja e Ilir Shaqirit ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane. Edicioni i parë i “Big Brother Vip Albania” përfundoi të premten pas katër muajsh spektakël televiziv, ku mori pjesë edhe Ilir Shaqiri, i cili arriti të fitojë dhe çmimin e madh. Balerini triumfoi përballë rivalit të tij më të madh, Donald Veshaj duke marrë në shtëpi çmimin prej 100 mijë eurosh.
“Në Itali, Ilirin e njohim falë Maria De Filippi. Balerini profesionist ka marrë pjesë në programe mjaft të suksesshme si “Amici ” dhe “ Buona Domenica ”. Për ta lidhur me vendin tonë nuk është vetëm e kaluara e tij artistike, por bashkëshortja e tij, ish-aktorja Emanuela Morini, e cila mori pjesë në finale.
Ajo bërtiste nga gëzimi në momentin e shpalljes së fitores dhe gjithashtu vajza e tij, Emily e cila po ndjek gjurmët e prindërve.”, shkruajnë mediat italiane. Balerini reagoi pas fitores duke thënë se kurrë më parë nuk kishte provuar kaq shumë emocione.