-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministrja Rizvanolli viziton Trepçën për 33 vjetorin e grevës së urisë

Kryesoret

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vizituar sot minatorët e “Trepçës” në Trepçë me rastin e 33 vjetorit të grevës së urisë ku minatorët kanë kërkuar të drejta kushtetuese dhe autonominë e Kosovës.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Rizvanolli ka cekur që; “Rëndësia e muajit shkurt për Republikën e Kosovës shtrihet në dy data. Përderisa 17 shkurti na shtynë të shohim të ardhmen e Republikës tonë dhe na nxitë të punojmë palodhshëm për një zhvillim e prosperitet të hovshëm, 20 shkurti na bën që të ndalemi e të reflektojmë për gurëthemelet që e kanë bërë të mundur vetë ekzistencën e Republikës tonë”.

Në grevën e vitit 1989 kanë marrë pjesë 1,300 minatorë dhe ka zgjatur për 8 ditë. Kjo grevë ka nxitur lëvizje të revoltës paqësore në të gjithë rajonin dhe konsiderohet si një ndër katalizatorët e revoltës për rrëzimin e regjimit të asaj kohe. /5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit