Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Flamur Noka, me anë të një postimi në facebook ka reaguar lidhur me protestat masive jo vetëm në Shqipëri por edhe në diasporë kundër qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama.
Në postimin e tij Noka shkruan se diaspora e vërtet as e përcjelli e as e priti ndonjëherë Ramë, sipas Nokës në takimet e Ramës në diasporë sallat janë mbushur nga patronazhistët dhe administrata.
Postimi i Nokës
Diaspora e vërtetë as e priti as e përcolli ndonjëherë Edi Ramën. Sallat ia mbushën patronazhistët dhe administrata që mori me vete nga #Shqipëria. #Rama jepe dorëheqjen, ushtijnë sheshet e botës, kudo ku ka shqiptarë.









