-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rusia planifikon luftën më të madhe në Evropë”, Meta: Mesazhi i Johnson, kuptimplotë

Kryesoret

“Kam frikën se plani që shohim është për atë se lufta mund të jetë më e madhja në Evropë që nga viti 1945 e deri më tani”. Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas kësaj deklarate të kryeministrit britanik, Johnson. Kreu i shtetit shqiptar thotë se mesazhi është shumë kuptimplotë.

“Shumë kuptimplotë mesazhi i Kryeministrit britanik, Boris Johnson në Konferencën e Sigurisë në Mynih. #MSC2022. “Ne nuk do të abandonojmë shpresën dhe impulset e periudhës së rënies së perdes së hekurt dhe kurajon e miliona europianëve për të bërë realitet vizionin për një Europë të bashkuar dhe të lirë. Kjo është pse #NATO hapi dyert për 14 shtete pas vitit 1999 dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo derë të mbyllet” shkruan Meta.

Boris Johnson deklaroi se provat tregojnë se Rusia ka planifikuar “luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945”. Në një intervistë për BBC, Johnson tha se “E vërteta është se të gjitha shenjat janë në drejtimin se plani në disa aspekte ka kohë që ka filluar”.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit