-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ahmetaj dëshmon për inceneratorët: S’kam lidhje gjaku me Zoton, Gugalljan dhe Mërtërin

Kryesoret

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka nisur dhënien e dëshmisë në komisionin hetimor për Inceneratorët. Në fjalën e tij hyrëse Ahmetaj deklaroi se nuk ka as lidhje gjaku, as krushqie, por as biznesi me shtetasit Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri.

Jorida Tabaku: Zoti Ahmetaj keni njohje me shtetasit Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri?

Arben Ahmetaj: Faleminderit për pyetjen kam shumë kohë që e pres. Unë jam 55-vjeç dhe kam 31 vjet që punoj, pyetja për mua do ishte kë nuk njeh në republikën e Shqipërisë. Megjithse ju po dilni nga puna e objektit të komisionit, po ju jap një pëërgjigje që nuk e kam as gjak, as lidhje krushqie, as partner biznesi, kemi qenë në të njëjtin qytet, madje madje Zoton e kam të njohur në distancë por as nga afër.

Përgjigjja ime është që nuk kam asnjë lidhje gjaku, as lidhje krushqie, as lidhje biznesi, as lidhje varësie pune dhe asnjë lloj lidhjeje.

Ju përgjigja në respektin tuaj dhe pse pyetja nuk është në objektin e komisionit. Objekti i këtij komisioni është procedura. Po ju them që në këtë vend, duhet të pyetet se kë nuk njoh. Pasi unë njoh 95% të bizneseve në këtë vend. Unë kam një jetë që udhëtojë brenda dhe jashtë vendit me shumë miq. Ky nuk është objekt. Juve doni të shuani kuriozitetin për jetën time private? Si përgjigjem unë… jeni duke shuar kuriozitetin për komision.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit