-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rithemelimi në zgjedhje, Spaho: Jemi forcë e madhe, do të fitojmë edhe në Lushnjë

Kryesoret

Edmond Spaho, teksa foli në “5 Pyetje nga Babaramo” për zgjedhjet e 6 marsit, u shpreh se është koncept i gabuar të flasësh për garë për vendin e dytë mes Rithemelimit dhe PD-së.

Ai theksoi se Rithemelimi synon të fitojë në 6 bashkitë e vendit, ku u shpreh se Elton Bano do të marrë bashkinë e Lushnjës.

“Ky është një koncept i gabuar. Një njeri me mendje të kthjellët e pranon që ata që mbështesin Foltoren janë shumicë absolute në PD. Për rrjedhojë ne hyjmë si forcë e madhe, për të fituar gjithandej. Të jeni të sigurt që Shkodra do të vazhdojë të drejtohet nga PD, Bardh Spahia. Shanse shumë të mira kemi në Dibër, Vorë, Durrës e Lushnje. Ne kemi kandidatë me shumë reputacion. Adrian Muka është një figurë me shumë reputacion në Durrës. Në sondazhin e fundit, ai ishte personi me reputacionin më pozitiv. Po ashtu edhe Elton Bano në Lushnje, i cili mendoj se do ta marrë këtë bashki. Nuk është garë për vendin e dytë. Këtu nuk mund të ngelemi rob të analizave matematikore”, tha Spaho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit