Ish-Kryeministri Sali Berisha në takimin me qytetarët e Shkozetit komentoi dhe Luan Hotin, kandidatin e Lulëzim Bashës, duke u shprehur se është vëllai siamez i Vilma Nushit.
Ai tha se që të dy kanë koncesione monopol në kundërshtim me ligjin, që ua ka dhënë Rama.
“Kandidon edhe kandidati i Lul Bravës. Luan, shihi këta burra dhe gra këtu. Ti je larg vite dritë prej tyre, ti je monopolist i Edi Ramës, ti je vëlla siamez me Vilma Nushin e cila ka monopolin e check up, kemi 8 vjet që luftojmë monopolin e check up të Vilma Nushit, bashkëshortes së kushëririt të Edi Ramës dhe tashmë këtu na del Luani, me monopolin e porteve nga Saranda në Shëngjin.
Luan ti je shumë më afër me Vilma Nushin, ndrikull Nushin, se sa me çdo qytetar tjetër të Durrësit, socialist, demokrat i paparti, çfarëdo qoftë ai. Monopoli është i ndaluar me ligj, është antikonkurrencë”, tha Berisha.
/5pyetjet.al