-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cani “zbërthen” largimin ne një batutë të hidhur për Ramën: Koka në burg? E kam bezdi t’i bie

Kryesoret

Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani sot në Komisionin Hetimor Parlamentar dha dëshminë e tij për çështjen e inceneratorëve. Ai shpjegoi arsyet pse ka refuzuar projektin e inceneratorit të Elbasanit.

Cani u shpreh se kompania kishte pamundësi financiare për realizimin e projektit. Ish-ministri mohoi ndërhyrjet nga kryeministri Rama apo Ahmetaj.

Procedurën negocim pa shpallje e cilësoi anti-ligjore duke “fundosur” zyrtarët që firmosën kontratat. Ai tha se nuk është kundër koncesioneve, por duhet bërë kujdes. “Koncesionet duhet të përfshihen, por duhet bërë kujdes i madh, pasi pasqyrojnë risqe” tha ai.

Deputeti demokrat tha se Cani është larguar nga Edi Rama për arsye se nuk firmosi kontratat, por Cani e kaloi duke bërë një batutë të hidhur.

“Do ju lutesha të mos spekulojmë me këtë, janë një mijë e një arsye që mund të jenë edhe më të këqija edhe më të mira, se mbase ka pasur mendje për më mirë, qeveria dhe kryeministri, jo gjithnjë për keq, meqë më thatë kundërshtimin tim më mbrapa” tha ai.

Cani foli edhe për arrestimin e Lefter Kokës. “E kam shumë bezdi t’i bie një njeriu që është shtrirë në tokë. Ky ishte mendimi i ministrisë së Financave, që koncesioni të vihej në punë, të shihej eficienca, madje kam thënë që organet kompetente ta vlerësojnë eficiencën, jo Ministria e Mjedisit. Por këto janë çështje të negociatave”, tha Cani.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit