-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fjalia e fundit e Canit për inceneratorët që “këput” qeverinë

Kryesoret

Ish-ministri Shkëlqim Cani dha sot dëshminë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët duke shpjeguar pozicionin e Ministrisë së Financave që drejtoi deri në shkurt 2016 në lidhje me ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve.

Ai theksoi se kërkesa e institucionit që ai drejtonte ishte që inceneratorët të ndërtoheshin me paratë e privatit, të shihej efiçenca e tyre dhe më pas të bëhej pagesa nga buxheti i shtetit, por që ndodhi e kundërta pas largimit të tij.

Në fund, pasi mbaroi dëshminë, ai kishte edhe një mesazh, që dukej se shkonte për qeverinë, e cila nxitoi duke i mbyllur kontratat për inceneratorët në kohë rekord, sipas opozitës.

“Unë ju uroj punë të mbarë. Mu kujtua diçka që do ta them. I mençuri edhe mund të ngutet, por nuk nxiton.

Dëmi Shqipërisë në fakt më shumë i vjen nga ata që nxitojnë dhe që asnjëherë nuk janë në kohën dhe vendin e duhur” e mbylli ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit