Policia e Tiranës ka gjetur një armë zjarri në një puset pranë Ministrisë së Drejtësisë në orët e mbrëmjes së të hënës.
Policia mori një njoftim se një armë zjarri ishte hedhur pranë Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa u vu menjëherë në lëvizje në kërkim të armës së zjarrit, e cila dyshohet se është përdorur në një vrasje.
Për shkak të sekretit hetimor ende nuk bëhet me dije se për cilën ngjarje i referohet konkretisht kontrolli, por në vendngjarje kishte prezencë të madhe të hetuesve të drejtorisë së policisë së Tiranës seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe personit.