Dy persona të dyshimtë raportohet se kanë kërcënuar një femër në Prishtinë dhe më pas i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash.
Ajo ka raportuar se dy persona e kanë kërcënuar atë gjatë orarit të punës dhe i kanë grabitur asaj nga arka 500 euro.
Policia po heton rastin.