Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në Fcaebook për çështjen e incerenatorëve. Ajo i ka krahasuar zhvillimet e komisionit hetimor, si takimin që pati Rama me Bashën në 17 maj, kur ky i fundit braktisi çadrën. Ajo i ka bërë thirrje SPAK-ut të vazhdoj hetimet, sepse komisioni hetimor është duke dështuar.
“Besoj e mbani mend 17 Majin kur Basha braktisi demokratët në çadër për të bashkëqeverisur me Ramën.
Zhvillimet në komisionin hetimor parlamentar po duken fiks si një vazhdim i kësaj lidhjeje të veçantë e të fshehtë.
Zbardhja e së vërtetës për inceneratorët nuk duhet të dështojë, siç dështoi mbrojtja e Teatrit Kombëtar.
Loja politike mes qeverisë dhe kunat-opozitës nuk duhet lejuar të deformojë drejtësinë e re!
Inkurajoj SPAK të veprojë mbi faktet pa humbur kohë! Këtu ndahet historia, duke treguar nëse jemi duke ndërtuar një shtet të së drejtës evropiane, apo drejt instalimit final të kapjes së shtetit, drejtësisë, opozitës,” është shprehur Kryemadhi.