-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Lekët paguhen, incenerim nuk bëhet, Balluku: Kontrata ishte lidhur kur erdha unë

Kryesoret

Anëtarët e PD-së në komisionin hetimor të inceneratorëve i kërkuan shpjegime ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku se përse një kompani është paguar për gjithë këto vite për incenerim të mbetjeve, që ende ky proces nuk ka filluar, pasi bëhet vetëm landfillim.

Ministrja tha se kontrata është lidhur përpara se ta merrte ajo drejtimin e këtij dikasteri, ndërsa shpjegoi edhe çmimin e vendosur për mbetjet.

“29 eurot për ton. Kontrata është lidhur përpara se unë të merrja këtë detyrë dhe menaxhohet nga bashkia e Tiranës. 29 euro, është çmim mesatar. Shifra i përket incenerimit, mund të ishte pasqyruar nga viti i incenerimit, mund të ishte shifra më pak dhe nga viti i incenerimit të ishte më e lartë.

Unë nuk shikoj asnjë përgjegjësi, pasi çmimet mesatare janë instrumente që përdoren për t’i dhënë një kurbë të zbutur një koncesioni. Çmimi është i ponderuar” tha ajo.

/5pyetjet.al 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit