-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Debati/ Balluku “lanë duart” me inceneratorët: Kur erdha ishin firmosur

Kryesoret

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dëshmoi sot në komisionin hetimor për inceneratorët. Balluku erdhi në krye të këtij dikasteri kur kontratat ishin firmosur. Megjithatë ajo u pyet për procedurat e ndjekura.

Balluku u shmang kur u pyet nëse do i firmoste kontratat nëse do të ishte ajo në drejtimin e kësaj ministrie. “Unë pyetjen tuaj e konsideroj politike dhe nuk shikoj që pritet nga unë një përgjigje, kështu që nuk do të jap një përgjigje, pasi këtu nuk besoj se ju kërkoni mendimin tim”.

Deputeti demokrat Helidon Bushati i kërkoi shpjegime, se si është e mundur që i njëjti pronar në tre koncesione ka të njëjtin supervizor.

“Kontratat erdhën në 2018 në ministri dhe kanë qenë në vazhdim. Ju po kërkoni gjykimin e procedurës për supervizorin, unë nuk e shikoj në fushën time të përgjegjësisë sot, me cfarë më ngarkon ligji, që është një narrativë politike, që ju po mundoheni të nxirrni nga një zyrtar për të parë si e shikon si kontratë. Supervizorin nëse doni thirreni këtu” tha ajo.

Debati në komision

Bushati: Nga shpjegoni se çfarë lloj kontratash janë ato të inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Balluku: Ju e dini, ministria e Infrastrukturës e mori këtë detyrë pas 2018 për të ndjekur këtë detyrë. Unë e kam marrë këtë detyrë pas 2019.

Bushati: Ju do e kalonit këto procedura, psh për Elbasanin? Do e kalonit sot një procedurë të tillë?

Balluku: Pyetjen tuaj e konsideroj orientuese dhe politike. Nuk shikoj se pritet nga unë një përgjigje. Kështu që nuk do jap një përgjigje. Pasi nuk kërkoni mendimin tim.

Bushati: Në momentin e marrjes së përgjegjësisë si kontraktor dhe kalimit të përgjegjësisë te ju, a është bërë një audit për këto kontrata?

Balluku: Sipas ligjeve në fuqi kontratat, si dhe kontratat e tjera koncensionare janë bërë edhe audite financiare dhe audite përputhshmërie që janë në dispozicionin tuaj. pasi Ministria e Infrastrukturës ka qenë bashkëpunuese dhe nuk ka referuar dorëzimin e asnjë dokumenti.

Bushati: në kuadër të auditimeve, është dhe auditimi që bëhet nga KLSH. Janë kryer auditime. Çfarë masash janë marrë në lidhje me rekomandimet e KLSH?

Balluku: Cilat rekomandime i referoheni? Auditet e KLSH vlen gjetje të përcaktuara. Cilës i referoheni. Pasi është audit i 2019-ës/ I jeni referuar edhe draft-raportit të 2021,dhe ato nuk janë materiale të përfunduara.

Bushati: Po fokusohemi te përzgjedhja e supervorozit?

Balluku: Më bëhet qejfi që e përmendi faktin se si janë zgjedhur supervizorët. Supervizori është zgjedhur me propozim të koncensioniarit duke sjellë 3 kompani të ndryshme. I janë dorëzuar autoritetit kontraktor, për të bërë përzgjedhjen e 3 kompanive. Kështu është bërë përzgjedhja.

Bushati: Kemi 3 incenratorë ku pronari është i njëjti. kemi një supervizor për të 3 koncesionet. Mos është krijuar familjaritet i serume?

Balluku: Në dijeninë time nuk më rezulton që të 3 koncesionet ajnë me të njëjtin person juridik. Përzgjedhje është bërë në kohë të ndryshëm. Nëse supervoziri ka qenë më i miri, është bazuar në kontratë. Në këtë moment jeni duke atakuar kontratën. Në disa raste kërkoni kontratën dhe në disa raste të tjera e godisni atë.

Bushati: Mendoj se kemi të bëjmë me konflikt interesi në rastin më të mirë. Dhe sa i takon asaj që thatë; ‘përqasje selektive për kontratën’, kjo nuk është e vërtetë.

Balluku: Ju mendoni gabim çfarë unë mendoj zoti Bushati. Ju nuk mundet që të mendoni se çfarë mendoj unë. Nuk kemi shkelje të ligjit. Koncensionarët, dhe ai i SGS apo i Rapiscanit, supervozorin e paguajnë vetë koncensionarin. Këtu nuk keni zbuluar rrotën në këto monumente. Ju nuk mund të shprehni mendimin tim. Se di nëse ky komisioni Hetimor nuk e di nëse merret me metafora letrare, edhe pse unë jam e mirë në letërsi.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit