Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku debatoi me deputetin demokrat Helidon Bushati për kontratat koncesionare. Demokrati e pyeti ministren si ka mundësi që një supervizor kontrollon tre inceneratorë që janë në dorën e një pronari.
Debati
Helidon Bushati: Kemi 3 incenratorë ku pronari është i njëjti. kemi një supervizor për të 3 koncesionet. Mos është krijuar familjaritet i serume?
Belinda Balluku: Në dijeninë time nuk më rezulton që të 3 koncesionet janë me të njëjtin person juridik. Përzgjedhja është bërë në kohë të ndryshme. Nëse supervoziri ka qenë më i miri, është bazuar në kontratë. Në këtë moment jeni duke atakuar kontratën. Në disa raste kërkoni kontratën dhe në disa raste të tjera e godisni atë.
Helidon Bushati: Përsëri për supervizorin, ai na del me një dokument zyrtar edhe si projektues tek e njëjta vepër?
Belinda Balluku: Mendoj që në këto kushte ju duhet ta thërrisni supervizorin. Kontratat kanë ardhur në 2018 ne Ministri dhe duhet të keni parasysh që kanë qenë kontrata në vazhdim. Unë nuk e shikoj në fushën time të përgjegjësisë këtë lloj analize.
Ju po mundoheni të nxirrni nga një zyrtar përgjegjës gjykimin e tij personal. Nëse keni pyetje për supervizorin , mund ta thërrisni. Kontrata e Tiranës është në vazhdim. S’mund t’i thoni Ministrisë se ka në varësi punonjësit e Bashkisë së Elbasanit.
/5pyetjet.al