Kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku mëngjesin e sotëm shkoi në zyrat e SPAK-ut për të takuar shefin e këtij institucioni, Arben Kraja.
Pasi doli, deputetja demokrate, nuk dha detaje për takimin, por tha se do të sjellë në SPAK cdo dokumentet që ka vlerë për hetimet.
“Për të nxitur SPAK-un, por në asnjë moment dhe rast për mbivendosje. Ne do të hetojmë këdo që ka përgjegjësi dhe për të sjellë këtu dokumentet zyrtare, pastaj të tjerat duhet t’i luajë SPAK-u.
Deri më sot nuk ka asnjë mbivendosje të punës së komisionit, por jemi duke e mbështetur SPAK-un” tha ajo.
Këtë javë pritet që të dalin përpara komisionit hetimor ministrat, por edhe kryeministri Edi Rama, që është thirrur për të dëshmuar.
/5pyetjet.al