Deputeti i PS-së, Benet Beci do të jetë bashkëkryetar i komisionit të reformës territoriale. PD e drejtuar nga Lulzim Basha ende nuk e ka caktuar se cili do ta drejtojë komisionin.
Ngritja e komisionit i hap rrugën ndryshimeve për Reformën Territoriale, pasi ndarja e fundit e territorit u miratua në vitin 2014, një kohë kur PD braktisi punën në komision.
PD kërkon më shumë bashki, ndërsa PS më pak sesa janë tani, 61. Konsensusi duket i vështirë për t’u arritur, pa ndërhyrjen sërish të ndërkombëtarëve.
/5pyetjet.al