-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA “futet” në fushatë dhe godet kandidatët e Saliut: A e dini që Berisha është non grata?

Kryesoret

Ambasada amerikane në Tiranë është përfshirë në fushatën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Shqipëri, që do të zhvillohen në datë 6 mars në 6 bashki të vendit.

Mëngjesin e sotëm, shefja e diplomacisë amerikane në Shqipëri u ka drejtuar një pyetje kandidatëve të Sali Berishës që garojnë në koalicionin “Shtëpia e Lirisë”.

Yuri Kim pyet kandidatët nëse e dinë që Sali Berisha është shpallur non grata dhe çfarë u premtojnë qytetarëve, kur nuk do ta kenë mbështetjen e SHBA-së?

“Pyetje për kandidatët: Nëse drejtuesi juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve?

Kush do t’ju mbështesë nëse fitoni dhe çfarë do t’u detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presë SHBA?“, shkruan ajo.

SHBA i është “qepur” këmba këmbës Sali Berishës që kur e shpalli non grata, por ish-kryeministri është rikthyer më aktiv se kurrë në politikë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit