Lista me 10 personat e zhdukur në anijen e djegur në ngushticën e Korfuzit, “Euro Ferry Olimpia” tre ditë më parë është bërë publike. Mediat greke kanë publikuar të zhdukurit, me emra dhe me kombësi. Shumica prej tyre janë nga Bullgaria, si dhe në mesin e tyre janë 2 grekë dhe një person me kombësi turke.
LISTA me 10 të zhdukurit:
1.Vasil Asenov, bullgar
2.Nikolaos Bekiaris, grek
3.Lyubchov Boyadzhiev, bullgar
4.Mehmet Cakir, turk
5.Dimitrov Darmonski, bullgar
6.Kostantinos Gerontidakis, grek
7.Dimitar Grancharov, bullgar
8.Genadiev Mahleliev, bullgar
9.Vasil Ivanov Markov, bullgar
10.Hristin Tishevishki, bullgar.
Mrekullia ndodhi me shoferin e kamionit bjellorus i cili u gjet i gjallë pas 2 ditësh. Autoritetet greke shpresojnë që kjo të ndodhë dhe me të zhdukurit e tjerë.
Anija është ankoruar në një vend të sigurt në veri të Korfuzit, ndërsa brenda saj ka ende vatra zjarri të vogla që janë aktivë. Për shkak të temperaturave tepër të larta brenda anijes si pasojë e zjarrit, është vështirësuar operacioni i shpëtimit dhe ndërhyrja e grupeve brenda saj për të kërkuar ende për 10 të zhdukurit. Trageti i linjës Greqi-Itali, ‘Euroferry Olympia’ u përfshi nga flakët rreth orës 04:30 mëngjesin e së premtes. Flakët shpërthyen menjëherë pas nisjes nga porti grek në pjesën e garazhdit të tragetit, ndërsa shkaqet janë ende mister.