-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A keni udhëtuar me Zoton e inceneratorëve? Gjiknuri: E kam takuar disa herë, kam punuar me të (LIVE-Debati)

Kryesoret

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri i ftuar për të dëshmuar në komisionin hetimor për inceneratorët në Kuvendin e Shqipërisë u shpreh se Stela Gugalljan nuk e njeh, Mirel Mërtirin vetëm si fytyrë, ndërsa Klodian Zoton që po ashtu është shpallur në kërkim e ka takuar dy herë dhe po ashtu mbi 20 vite më parë kanë punuar në një ministri. Ai mohoi që të ketë udhëtuar privatisht me charter me Klodian Zoton.

Debati në komision

Jorida Tabaku: A i njihni apo keni takuar Gugalljan, Mërtirin dhe Zoton?

Damian Gjiknuri: Stela Gugalljan nuk e njoh, Mirel Mërtirin e njoh si fytyrë. Zoton e kam takuar disa herë në cilësinë e ministrit kur kam vizituar impiantin në 2017 në Elbasan, e kam takuar edhe njëherë në zyrë për një plan për një fabrikë qelqi, në 2001 kam punuar me të kur kam qenë sekretar i përgjithshëm i Mbrojtjes, ai ka qenë koordinator në zyrën e ministrit. Janë njohje rrethanore.

Jorida Tabaku: A keni udhëtuar me Mërtirin dhe Zoton?

Damian Gjiknuri: Një miku im më çon një publikim të PD-së që paskam udhëtuar shtatë herë. E para më vjen mirë se paska një ndryshim, se Bardhi tha se kam udhëtuar 17 herë. Duhet të kuptojmë një gjë, sikur kam udhëtuar në mënyrë privat me charter me personin në fjalë. Nuk e mohova se njoh. Ashtu si me ty, unë me vëllanë tënd jam komshi, jam në një pallat. Nuk kam kryer asnjë udhëtim privat me Zoton.

Jorida Tabaku: Gazment Bardhi më thotë që e keni pasur shok në shkollë dhe që keni udhëtuar edhe në të njëjtën makinë…

Damian Gjiknuri: Edhe kjo është një deklaratë jo e vërtetë, unë kam thënë që në 2001 kam punuar në një ministri me të dhe nuk e kam pasur shok shkolle, por edhe sikur ta kisha, sikur kam pasur Lulzim Bashën shok shkolle, por cfarë do të thotë kjo? Në Holandë kam qenë nga 1993-94, aty kam qenë edhe me zotin Basha.

Damian Gjiknuri: Unë dhashë “ok” në parim dhe më pëlqente fakti që përpos përpunimit të mbetjeve Shqipërisë do i shtohej edhe një burim i ri për prodhimin e energjisë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit