-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alqi Bllako refuzon të dëshmojë në Hetimor: Nuk di të vendos kufij si Subashi

Kryesoret

Alqi Bllako, deputeti i Partisë Socialiste, ka refuzuar të dëshmojë në Komisionin Hetimor për inceneratorët, pasi më parë ka dhënë një deklaratë në SPAK mbi këtë aferë.

Ai u shpreh në Komision se e ka të pamundur të përgjigjet pasi do të shkelte sekretin hetimor. Bllako ka debatuar me Tabakun, pasi ai ka kërkuar që thjesht të bëjë një deklaratë që të japë detaje në lidhje me përbaltjen që i është bërë figurës së tij, por një gjë e tillë është refuzuar nga kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku.

Jorida Tabaku: Për personat që kanë një akuzë kanë një tjetër përgjegjësi ashtu si Subashi dhe ju mund të na sqaroni që janë thënë me ose pa të drejtë. Por nuk mund të bëni një deklaratë por ne do të bëjmë pyetje përgjigje. Nuk ju marrim me zor në pyetje

Alqi Bllako: Do të doja të dëshmoja në këtë komision para se të dëshmoja në SPAK. Unë nuk jam jurist si Subashi që di të vendosë kufi, unë jam ekonomist dhe ndoshta nuk dita vë kufirin ndaj dhe nuk dua të ngre padi penale në lidhje me komisionin dhe me veten nëse do të them ndonjë gjë që nuk duhet. Më keni akuzuar pa të drejtë për konflikt interesi

Jorida Tabaku: Këtu nuk bëhet deklaratë, por vetëm mund të përgjigjesh pyetjeve të komisioni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit