-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori ukrainas: Kosova pjesë e Serbisë, Vuçiç të dënojë Rusinë

Kryesoret

Ukraina dhe populli i saj presin që Serbia të dënojë vendimin e Federatës Ruse, tha ambasadori në largim i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Aleksandroviç.

Aleksandroviç komentoi pasi Vuçiç tha se Serbia mbështet sovranitetin territorial të Ukrainës.

“Kjo është e mrekullueshme, sepse Ukraina respekton sovranitetin territorial të Serbisë, përfshirë Kosovën. Por është e rëndësishme që të hidhet hapi i dytë, sepse sjellja e djeshme e Putinit është drejtpërdrejt kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha ai.

Ai iu referua deklaratës së mbrëmshme të Vuçiçit, i cili tha se këto ngjarje po shkatërrojnë të gjithë strukturën politike dhe të sigurisë në botë.

“Jam dakord me këtë. Por Federata Ruse është i vetmi vend që po e shkatërron këtë strukturë sigurie”, përfundoi ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit