Shefja e IKMT-së Romina Pulaj është arrestuar në mesnatë nga policia e Sarandës, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtimin e një pallati 7-katësh, që nuk kishte leje.
Ajo u arrestua së bashku me vartësin e saj në IKMT-në Sarandë, me të cilin ka krijuar një marrëdhënie përtej punës.
Në kërkim është shpallur biznesmeni Tando Papuçi, i cili arriti që ti shihej policisë. Ndërkohë që është vendosur nën sekuestro pallati që po ndërtohej pa leje.
/5pyetjet.al