-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshillimi Kombëtar, Rama: Dilema është a duhet të bëhet deklarimi i të ardhurave të emigrantëve?

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me banorët e Durrësit në lidhje me Keshillin Kombëtar.

Rama u shpreh se program i Këshillimit Kombëtar përmban nisma të cilat kërkojnë një shumicë të thjeshtë në parlament dhe mund të ndërmerren nga Partia Socialiste.

“Bëhet fjalë për një sërë çështjesh të cilat janë çështje që lidhen me vendimmarrjet e qeverisë. Domethënë nuk janë çështje që kërkojnë ndonjë vote të cilësuar në parlament që ne nuk e kemi.

Janë vendimarrje që ne e kemi mundësinë ta marim por jemi edhe vetë në dilemë. Çdo vendimmarrje ka dilemën e vet”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij Rama u ndal në një nga pikat e Këshillimit Kombëtar që është deklarimi i të ardhurave të emigrantëve që i kanë përfituar nga puna në të zezë.

“Pjesa dërrmuese nuk janë çështje që kërkojnë një votë dërrmuese. Janë çështje që ne kemi mundësi ti marrim, pasi duan një shumicë të thjeshtë.Po marr një çështje që është shumë e rëndësishme por që prek shumë familje. Çështja e kursimeve të emigrantëve në lekë të padepozituar në bankë.

Të gjithë emigrantët kanë bërë punëra në të zezë dhe kanë kursyer para që një pjesë e kanë sjellë këtu për familjen dhe një pjesë e kanë mundur ta ruajnë cash në shtëpi. Për ta është e pamundur që ato para t’i çojnë nëpër banka në vendet ku janë”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se paratë e fituara në aktivitete kriminale përjashtohen nga kjo pikë e Këshillit kombëtar

“Këtu nuk bëhet fjalë për para të fituara në aktivitete kriminale, pasi për paratë e fituara në aktivitete kriminale nuk ka asnjë lloj mundësie formalizimi pa pasoja. Këtu bëhet fjalë për para të fituara me punë.

Në këtë rast fokusi ynë janë emigrantët, por mund të përdoret dhe për pastrimin e parave. Ky është një risk.Ka dhe një qëndrim nga institucionet partnere të cilat shprehin një rezervë. Këtë mekanizëm e ka bërë dhe Italia fqinje, prandaj ne mendojmë se duhet të vendosim vetë, së bashku me qytetarët shqiptarë, të cilët duhet të thonë mendimin e tyre”, tha Rama.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit