Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë debatit dhe dëshmisë në komisionin hetimor nxori disa mesazhe të printuara të Jorida Tabakut që sipas tij komunikonte me Desada Metajn, këshilltare e Lulzim Bashës në PD, që tashmë është zgjedhur anëtare e AMA-s. Veliaj zbuloi se në bisedë është përfshirë edhe Andi Bushati duke shkaktuar debat në sallë, ndërsa Tabaku i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe gardës që të ndërhynte.
Debati
Erion Veliaj: Më fal, ju paskeni lënë namë, ju paskan çuar suflerët pyetje si të më pengoni?
Jorida Tabaku: Nuk e kuptova, keni marrë kamerat e Kuvendit për celularët?
Erion Veliaj: Belind nuk është problem për ty se Shtëpia e Lirisë është në rregull. E bën vetëm një pjesë e opozitës.
Jorida Tabaku: Të marrë masa garda për kamerat e Kuvendit që lexojnë mesazhet e deputetëve. Kryetarja e Kuvendit të marrë masa menjëherë, për kamerat e Kuvendit, kjo është e turpshme. Keni marrë kamerat e Kuvendit, që lexon mesazhet.
Erion Veliaj: Kjo është e turpshme. Goxë Saliu dhe ti çon pyetjet Desada?
Jorida Tabaku: Kryetarja e Kuvendit të marrë masa. I bëjmë thirrje kryetares së Kuvendit, për kamerat e deputetëve.
Erion Veliaj: Uaaa, sa poshtë keni rënë.
Jorda Tabaku: Shefe, Jori të japin zemër.
Erion Veliaj: Po shef Veliaj, qytetarët janë të gëzuar që je këtu për të dhënë përgjegjësi.
Jorida Tabaku: Desada erdhi këtu personalisht dhe është e kënaqur.
Erion Veliaj: Sikur inkurajova shefe Jorin, që inkurajohet nga një anëtare e AMA-s dhe kjo është shkelje.
Jorida Tabaku: Ke shkelur privatësinë dhe për këtë do të shkosh përpara ligjit.
Erion Veliaj: Shoh, shefe Desada, që i thotë shef Andi Bushatit, që është shumë nervoze Jorida kur i përmendin pallatet, e kupton sa qesharakë jeni bërë.
Jorida Tabaku: E kuptoj që je shumë keq dhe kërkon diçka.
Erion Veliaj: Shefe Jori, Andi Bushati dhe Desada….
/5pyetjet.al