-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Më shumë se 100 kamionë me ushtarë dhe tanke ruse nisen drejt Ukrainës

Kryesoret

Pasi Putin mori leje nga Duma, tanket rusë janë nisur në drejtim të Ukrainës. Një karvan ushtarak i përbërë nga më shumë se 100 kamionë me ushtarë u pa duke u nisur drejt kufirit ukrainas në rajonin Belgorod të Rusisë, tha një dëshmitar okular për Reuters. Në zonë janë parë të lëvizin edhe një numër i madh tankesh.

Këshilli i Federatës votoi njëzëri për të miratuar përdorimin e forcës ushtarake nga Putin jashtë Rusisë, duke zyrtarizuar operacionin ushtarak rus në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Këshilli i Federatës vendos t’i japë Presidentit të Federatës Ruse miratimin e tij për dislokimin e Forcave të Armatosura Ruse jashtë vendit në bazë të parimeve dhe rregullave të pranuara përgjithësisht të së drejtës ndërkombëtare. Numri i përgjithshëm i njësive të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, fushat e tyre të veprimit, objektivat e vendosura para tyre, kohëzgjatja e qëndrimit të tyre jashtë vendit, përcaktohen nga Presidenti i Federatës Ruse në përputhje me Kushtetutën e Federatës Ruse.

Putin u konfirmoi gazetarëve se Rusia kishte njohur “kufijtë” e zgjeruar të dy zonave të kontrolluara nga separatistët në Ukrainën lindore .

“Ne i kemi njohur ‘shtetet’. “Kjo do të thotë se ne kemi njohur të gjitha dokumentet e tyre themelore, përfshirë Kushtetutën,” u citua të ketë thënë Putin nga mediat ruse.

Në të njëjtën mënyrë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov tha se Rusia kishte njohur pavarësinë e territoreve të kontrolluara nga separatistët brenda kufijve të saj, të cilat fillimisht i kishte shpallur një “demokraci popullore” dhe u shkëputën nga Ukraina në 2014.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit