Teksa dëshmoi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, u shpreh se Mirel Mërtirin e njeh vetëm si fytyrë.
Megjithatë, nuk ka zgjatur shumë nga dëshmia dhe Partia Demokratike ka publikuar një video nga deklarata e Gjiknurit në Komision, përballë një deklarate të dhënë në Parlament ku dëgjohet që thotë “atë e njoh që në shkollë unë”.
PD pretendon se kjo deklaratë ka të bëjë me njohjen e Damian Gjiknurit me Mirel Mërtirin.
Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i Selisë blu, Gazmend Bardhi e akuzon Gjiknurin se ka udhëtuar në të njëjtën makinë me Mirel Mërtirin.