Dy persona u plagosën në mesnatë në Mamurras me armë zjarri. Gentian Diva dhe Andi Skonja u qëlluan me armë zjarri pas një konflikti me Andi Divën që u arrestua dhe Kastriot Lleshajn, që u shpall në kërkim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, në Mamurras.
Shkak i konfliktit paraprakisht dyshohet se është bërë një vajzë, e cila mësohet se ndodhej në shoqërinë e të plagosurve dhe u ngacmua nga pala tjetër. Dy të plagosurit ndodhen në spital, ndërsa policia po punon për të kapur autorët e dyshuar të ngjarjes.
Gentian Diva, njëri nga dy personat që mbeti i plagosur nga breshëria e plumbave që u zbraz drejt makinës së tij është vëllai i Enver Divës, i arrestuar si i implikuar në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.
Gjithashtu Gentian Diva u arrestua 20 vite më parë bashku me Arben dhe Nazmi Divën si dhe me Astrit Lleshin, pasi në vendin e njohur si ura e Drojës në Mamurras, kanë grabitur me armë duke lënë të vdekur shoferin e një kamioni që udhëtonte drejt Kukësit.
Diva u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lezhës me 25 vite heqje lirie, dhe u lirua dy vite me parë.
/5pyetjet.al