Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dëshmuar sot në komisionin hetimor për inceneratorët në Kuvendin e Shqipërisë. Më pas do të jetë sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi, ish-ministri Damian Gjiknuri dhe në fund deputeti i PS, Alqi Bllako, i akuzuar nga Partia Demokratike si i implikuar në aferën e inceneratorëve.
Debati në komision
Jorida Tabaku: Është e pandershme të vish këtu dhe të prishësh mbledhjen
Erion Veliaj: Jam përgjigjur me logo të bashkisë së Tiranës, por mos bëj zhurmuesin.
Jorida Tabaku: Zhurmuesin e bëni. Me qetësi.
Erion Veliaj: Kjo që po bën ti është e pandershme.
Jorida Tabaku: Prona në Sharrë a është e bashkisë së Tiranës?
Erion Veliaj: Kjo pronë është shtet, nëse do të kishit shkuar në punë në bashkinë Tiranë, prona shtet nuk është e bashkisë Tiranë. Po ashtu, ju gënjeni kur thoni se nuk ka vendim të këshillit bashkiak. Ja ku e keni.
Jorida Tabaku: I cilit vit është vendimi?
Erion Veliaj: Nuk kam folur kurrë për qarkun, por vetëm për bashkinë Tiranë.
Jorida Tabaku: Po e ngatrërron.
Erion Veliaj: Ke nisur një sërë cështjesh për këtë.
Jorida Tabaku: Pusho, Veliaj të lutem, me qetësi. Më lexo vendimin e këshillit bashkiak. Mos bëj si viktimë, se nuk je viktimë.
Erion Veliaj: Po të jetë për përballjet tona, je dënuar për shpifje.
Jorida Tabaku: Më lexo vendimin e këshillit bashkiak.
Erion Veliaj: 28.09.2017. Nuk kam folur në emër të qarkut, por të bashkisë. U ra legjenda urbane që kam folur në emër të qarkut, sapo provova se kam një vendim në emër të këshillit dhe jam përgjigjur në emër të bashkisë dhe jo të qarkut.
/5pyetjet.al