Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj u shpreh sot në një konferencë për mediat se çmimi i karburanteve mund të rritet sërish, pasi koncesionari ka kërkuar rritjen e tarifës së pompimit.
Kjo sipas saj, vjen pasi në marrëveshje, ekziston klauzola që koncesionari të kërkojë rishikimin e tarifave, në baze të ndryshimeve në treg. Për këtë arsye është ngritur një grup pune, që po analizon kërkesën e koncensionarit të pompave, për rritjen e mëtejshme të tarifës së pompimit.
“Ne kemi një kontratë koncensoonare që në elementët e saj i jep të drejtë koncensionarit që të kërkojë rishikimin e tarifave, nëse vlerëson apo ka baza që kushtet kanë ndryshuar.
Jemi në rastet kur koncensionari ka bërë një kërkesë, ministria ka ngritur një grup pune ku po vlerësojmë nëse jemi në kushtet e ndryshimit të tarifave. Nuk ka asnjë nismë të ministrisë për ndryshimin e tarifave, dhe aq më keq për dyfishimin e tyre.
Sigurisht që do ta trajtojmë me të gjithë kujdesin për këtë koncension, sidomos në momentin kur çmimet e karburanteve janë në nivelin e tyre më të lartë historik. Unë nuk jam eksperte teknike, për të vlerësuar kërkesën e koncensionarit” tha ajo.
/5pyetjet.al