-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet arrijnë kulmin, Putin: Kievi për ne është rrezik, të braktisë idenë e NATO-s

Kryesoret

Presidenti Vladimir Putin doli sot sërish përpara ekranit për të njoftuar vendimin e Dhomës së Lartë të parlamentit rus, që miratoi vendimin e trupave të Moskës në Donbass.

Putin në fjalimin e tij, pas takimit me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Alyev, zyrtarizoi diçka që u bë e qartë nga momenti i njohjes së dy republikave ruse, të Luhanskut dhe Donjetskut, përfundimin e çdo iluzioni për rifillimin e dialogut diplomatik mbi Marrëveshjen e Minskut, që si pikë kryesore kishte pikërisht shndërrimin e dy republikave në entitete autonome, po brenda territorit ukrainas.

Putin shtoi se vendimi nuk do të thotë automatikisht se trupat do të dërgohen menjëherë, por nëse do të jetë e arsyeshme.

Por pozicioni i tij ndaj Kievit mbetet i fortë, dhe dëshmon se Ukraina tashmë shihet nga Kremlini si një rrezik për sigurinë e saj.

“Zgjidhja më e mirë do të ishte sikur Kievi të refuzonte vetë NATO-n, dhe të shpallej neutral”, deklaroi Putin, i cili shtoi se mundësia e armëve bërthamore taktike në territorin ukrainas do të ishte e papranueshme dhe një rrezik strategjik për Moskën.   

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit