Një i burgosur nga Kavaja është gjetur i vetëvarur në burgun e Peqinit.
Bëhet fjalë për Astrit Pukmetën, 46 vjeç i cili vari veten në qeli dhe ka ndërruar jetë në spitalin e burgut.
Ai u arrestuar nga policia një javë më parë i akuzuar për “plagosje me thikë”, “grabitje”,”pengmarrje”, “vjedhje” dhe vepra të tjera penale.
Pukmeta tentoi të djegë dy persona pas një konflikti që kishin bashkë.
Më pas ka plagosur me thikë shitësin e një dyqani, dhe ka marrë peng Arjan Shaun, të cilin e plagosi dhe atë me thikë kur tentoi të arratisej.
Pengun e la në taksi të plagosur, kurse vetë është futur në pikën e karburantit. Me thikë në dorë u ka kërkuar lekët
Në këtë pikë ishin oficerët e policisë që ndërhynë duke parandaluar që ngjarja të kishte pasoja edhe më të rënda.
/5pyetjet.al