Pas katër orësh debat të ashpër mes Jorida Tabakut, që është kryetare e komisionit hetimor për inceneratorët dhe kryeministrit Edi Rama mbledhja është ndërprerë për 10 minuta. Kërkesa u bë nga kreu i qeverisë dhe u aprovua nga Tabaku.
“Unë kam nevojë të bëj një, këputje me ju, të rikthehem ti drejtohem zotit Bushati dhe për disa minuta të absorvoj këtë shock-un e 430 milionë eurove. Kështu që pak minuta pushim, që të jem i fokusuar, i freskët, nëse ju jeni dakord, pasi do të bjerë niveli i hetimit” tha Rama me ironi.
/5pyetjet.al