Fifi po shijon në maksimum lidhjen e re të dashurisë. Pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngëtarja u njoh me Adis Patushin, me të cilin kanë nisur një romancë. Ndonëse kanë pak kohë që janë bashkë, kanë treguar se janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.
Që kur konfirmuan publikisht lidhjen, ata kanë ndarë momente krah njëri-tjetrit në rrjete sociale dhe janë shfaqur bashkë dhe në dalje publike. Së fundmi, dyshja kanë ndarë disa foto në Instagram. “E kam njo’ që se ka kush!” ka shkruar Adisi krahas fotos me Fifin. /5pyetjet.al