Ditën e sotëm ish kryeministri Sali Berisha ka qenë i pranishëm në një takim me banorët e Spitallës në qytetin e Durrësit për të bërë prezantimin e kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka.
Berisha theksoi se në qeverisjen e tij vendi nuk ishte ku duhej, por të paktën kishin rrogën mesatare më të lartë në rajon, ndërkohë që ai vuri në dukje edhe emigrimin e qytetarëve drejt vendeve të Ballkanit, si Maqedonia apo Mali i Zi, pasi atje rroga është 3 herë më e lartë se këtu.
Ai nuk harroi as djegësat.
“Keni dëgjuar këtë kohë problemin e djegësave. Edi Rama para komisionit pyeste: Ku janë 420 mln dhe ku është vjedhja? Vjedhja është monstruoze. Djegësi i Elbasanit, pa asnjë tender, me një procedurë të pashpallur, të papublikuar kurrkund. Është firmosur kontrata për 22 mln euro me një kompani të sapokrijuar, të krijuar për të fvjedhur së bashku dhe bën tenderin me çelëësa në dorë, një kompani italiane vjen dhe ndërton djegësin me 12 mln, teprojnë 10 mln.
Nëse ministrat nuk donin të vidhnin, këto para ia jepnin bashkisë së Elbasanit, do të bësh tender për djegësat dhe bënte tenderin të hapur, kompanitë do të vinin. Kompania me çmimin më të ulët do të ndërtohet, nga thesari nuk shkonin më 22 mln, por 10-12 mln sa kushtonte djegësi. Ku shkuan 10 mln? U ndanë midis ministrave, zyrtarëve, e Zotëve e Mërtirëve të tyre.
Oreksi vjen duke ngrënë, thotë populli. Mqs këtu vodhën pa iu hyrë ferra në këmbë 10 mln, kaluan te i Fierit që e rritën me 30 mln. U ndërtua me 15 mln euro. 15 mln euro të tjera u mbetën pare xhepi këtyre. Dhe ky pyet. Dhe kulmon me Tiranën dhe Durrësin. Shtohet 130 mln për djegësin e Tiranës, 50 mln euro kushton djegësi, të tjerat të gjitha pare për ministrat dhe kompaninë e tyre. Pse zotëri nuk ua dhe bashkive ti këto para që të bënin tenderat dhe të ndërtonin djegësat? Sepse thesari i shtetit do të paguante vetëm paratë për djegësat. Në Ballkan ekziston vetëm një djegës, Shqipëria ka tre djegësa. Prandaj edhe varfëria rritet gjithnjë e më shumë,” u shpreh Berisha
/5pyetjet.al