Aktori Albano Bogdo është arrestuar nga policia e Tiranës në orët e para të ditës së djeshme. Pak pas mesnate, Bogdo është prangosur në orën 01:39 minuta në bulevardin “Bajram Curri” pasi është konstatuar duke drejtuar makinën pa patentë.
Efektivët e policisë rrugore në Tiranë i kanë bërë shenjë për të ndaluar makinës tip “BMW” me targa “AA 141 JO”, pasi ishte në thyerje të orës policore që është në fuqi për shkak të koronavirusit.
Në momentin që e kanë ndaluar, efektivët e kanë pyetur mbi arsyet e lëvizjes dhe nëse kishte autorizim dhe më pas i kanë kërkuar patentën.
Por aktori i spektaklit të humorit “Klanifornia” nuk ka pasur kurrë patentë dhe deri në momentin që ra në pranga ka lëvizur duke drejtuar makinën pa leje.
Por pas arrestimit ditën e djeshme dhe dërgimit në ambientet e komisariatit nr. 2 në Tiranë, prokurori Hysni Mulaj, sikur duket nga dokumenti i siguruar nga “5pyetjet.al” ka vlerësuar se nuk përbën rrezikshmëri të lartë shoqërore duke i caktuar një masë më të butë, detyrim paraqitje, çka e liroi nga qelia aktorin që tashmë do të përballet me drejtësinë në gjendje të lirë.
Vepra penale për të cilën akuzohet dënohet deri në 3 vite burg. Kjo nuk është hera e parë që aktori ka probleme me efektivët e policisë.
/5pyetjet.al