Sot është dita më e rëndësishme e komisionit hetimor për inceneratorët. Kryeministri Edi Rama në orën 12:00 do të jetë përballë deputetëve për të dëshmuar.
Edhe pse do të jetë në mesditë në komision, Rama e ka nisur të mërkurën me një postim që tregon fushtën e plehrave si ishte përpara dhe si është tani, që po vendosen në punë inceneratorët
“Mirëmëngjes, dhe me gangrenat e fushëkodërplehrave të Elbasanit, Fierit, Durrësit e Tiranës, të cilat i shëruam përfundimisht, përmes impianteve moderne të përpunimit të mbetjeve, ju uroj një ditë të mbarë! sot në 12:00 do të dëshmoj para komisionit hetimor parlamentar – live fb.
Mezi po pres”, shkruan Rama. Deri tani kanë dëshmuar, Erion Veliaj, Armando Subashi, Emiriana Sako, Ahmetaj, Gjiknuri, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, deputeti Alqi Bllako, etj.
/5pyetjet.al