Ish-presidenti amerikan çmoi presidentin e Rusisë Vladimir Putin duke e konsideruar një gjeni.
Në një intervistë për një emision radiofonik, ish-kreu i shtetit në vitet 2016-2020 shtoi se vendimi i shefit të Kremlinit për njohjen e rajoneve separatiste të Donbasit dhe Luhanskut në lindje të Ukrainës si të pavarura ishte diçka e mrekullueshme.
Ai tha se pasardhësi i tij Biden mbeti pa përgjigje nga veprimi i homologut rus.
Më tej, ish-presidenti u shpreh optimist se forcat ruse në lindje të Ukrainës do të sigurojnë paqen, njësoj siç ka deklaruar Putin.
“E pashë në televizor dhe thashë me vete: ‘Ky është një gjeni’. Putin deklaroi ndarjen e Ukrainës nga Ukraina dhe këtë pjesë e quajti të pavarur. Oh, është e mrekullueshme. Kjo është forca paqeruajtëse më e fortë, mund ta përdorim në kufirin jugor. Kishte aq shumë tanke sa nuk kisha parë ndonjëherë.
Ata do të sigurojnë paqen. Kjo ishte diçka shumë e zgjuar. E dini përgjigjen e Biden? S’kishte përgjigje. Nuk kishin përgjigje për një gjë të tillë. Kjo është trishtuese”, tha fillimisht Trump.
Ai tha gjithashtu se shefi i Kremlinit është një njeri me tru.
“Putin është një djalë me tru. E njoh shumë mirë. Ai është nga ata tipa që thotë: ‘Ju e dini, do të deklaroj ndarjen e madhe nga Ukraina. Ai përdori fjalën i pavarur. ‘Ne do të dalim jashtë dhe do të futemi brenda për të garantuar paqen’”, përfundoi Donald Trump.
/Russia Today