-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE – Boçi-Ramës: Nuk dua përralla me katallanë. Kryeministri: Përgjigjet i di unë si i jap

Kryesoret

Pas gati 8 orësh, kryeministri Edi Rama vijon të dëshmojë në Komisionin Hetimor për inceneratorët. Anëtari i radhës që nisi të pyes kryeministrin Rama është anëtari i komisionit, Luçiano Boçi. Para se të pyeste kryeministrin, ai kërkoi që përgjigjet të jenë të prera dhe të “mos jenë përralla me katallanë”, siç tha ai.

Rama reagoi, duke thënë se do të përgjigjej ashtu siç ai di. “nëse doni respekt, jepni respekt”, tha ai.

Luçiano Boçi: E kujtoj Ramën se këtu është në rolin e dëshmitarit dhe unë dua vetëm përgjigje për pyetjet e mia. Këtë aferë doni t’ia rrëfeni publikut si përrallë. Nuk dua histori me qeros e katallan. Do të përgjigje se si ju e keni mbrojtur ligjin për këtë revolucion mjedisor që ju e keni quajtur. A ka një VKM që ndryshon autoritetin kontraktor?

Edi Rama: Përgjigje me po jo, mund të jepen vetëm kur bëhet pyetja a mund të rrinë 2 mijë veta në 5 mijë karrige. Përgjigjet i di unë si i jap. Ai ishte aktakuzë, jo parashtrim. Nuk thash që populli fle gjumë dhe nuk mendoj se korrupsioni është përrallë për të vënë popullin në gjumë, pasi ky popull të jep ujë në bisht të lugës. Prandaj, unë jam këtu dhe ju jeni aty. Unë po bëj një aritmetike të thjeshtë. Ju keni ngritur një tymnajë me 430 milionë euro të grabitura. Meqë po flisni sërish për aferë, po ju them se për Elbasanin dhe Fierin janë bërë 56 milionë.  Unë jap respekt dhe pretendoj respekt. Ose më trajtoni si dëshmitar, duke respektuar ligjin, që ju ndalon të bëni akuza, e fyerje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit