-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mbylle, pusho, ke frikë”, Tabaku “sherr” me Ramën: Mos më ngri zërin mua (LIVE-Debati)

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama po dëshmon në komisionin hetimor për inceneratorët.


Debati në komision

Tabaku: Zoti Rama betohuni

Rama: Betohem se do ju them të vërtetën, vetëm të vërtetën, asgjë tjetër veç të vërtetës

Jorida Tabaku: A është Lefter Koka pronar përfitues?

Rama: Kam ardhur në këtë komision dhe jam njohur me detyrimet e mia dhe tuat dhe në ligjin për komisionet hetimore kam lexuar, që komisioni nuk mund të kthehet në gjykatë, të fyejnë ap prekin dinjitetin personal të personave të thirrur. Këtë e keni bërë në mënyrë shumë të përsëritur si grup i strukturuar kriminal. Ju bëni punën tuaj, unë timen dhe mos eksportoni debatin parlamentar apo televiziv, por ky është një sugjerim. Komisioni është shumë i rëndësishëm. Unë i kam dhënë mbështetje të plotë. Opozita është e lirë të bëjë gjithçka ka dashur dhe jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës. Nëse dëshironi të mbetem i tillë deri në fund, respektoni ligjin, nëse bëni zgjedhjen si në ditët e tjera unë do u përgjigjem po ashtu. Tani po kthehem te pyetja juaj.

Tabaku: Është në interes të këtij komisioni të zbardhim këtë aferë. Këtu do të flasim për fakte dhe prova, ne si anëtarë, ju si kryeministër.

Rama: Sa i përket komentit tuaj, sapo e shkelët ligjin, sepse folët për aferë. Afera është në opinionin tuaj që e keni shprehur në parlament, TV dhe rrjetet sociale, por jo këtu.

Tabaku: Ju keni miratuar një ligj për pronarët përfitues, a është Lefter Koka një pronar përfitues?

Rama: Është një pyetje e eksportuar nga debati parlamentar dhe televiziv dhe unë Lefter Kokën e njoh si ministrin e Mjedisit të qeverisë, dhe jo si pronar përfitues.

Tabaku: Unë kam 51 pyetje, do të përpiqem që të jem shumë korrekte, ju lutem përgjigjet koncize. A është Alqi Bllako një pronar përfitues?

Rama: Ju nuk keni faktuar asgjë në këtë komision. Këto shkruajini në raportin përfundimtar. Faktet këtu

Tabaku: A është Arben Ahmetaj pronar përfitues?

Rama: Unë e kuptoj që Big Brother ka krijuar një audiencë të madhe, por se kush është miku i kujt, se kush fle me kë, apo zgjohet me kë, nuk janë parashikuar në dispozitat e kryeministrit. Si kryeministër, kjo është jashtë kompetencave të mia, që të informohem dhe të studioj miqësitë. Si dëshmitar mendoj se prapë po shkelni ligjin. Jam i pa interesuar që kur kam qenë, se tani kanë dalë në modë pantallonat e shkurta në kohë dimri, se cfarë bëjnë të tjerët, kam refuzuar të jap shpjegime edhe për veten time. Mos mu drejtoni me tre emra, por vetëm zoti dëshmitar.

Tabaku: Aferën e përmendët ju,  lideri mban përgjegjësi për vendimet e qeverisë edhe për implikimet dhe ndikimet që kanë lidhjet miqësore që kanë vendimmarrjet në buxhetin e shtetit. Unë e kuptoj kjo ka krijuar shoë për shqiptarët, por jo për mua, unë di të lexoj shifrat dhe faktet. A jeni në dijeni të faktit, se me inceneratorët Shqipëria është në kundërshtim me BE?

Rama: Fjalën aferë e përmendët ju, dhe jo unë. Kjo nuk është sallë e mbyllur, por arenë e hapur dhe shikon e dëgjon ai. Përgjegjësia është individuale se kush rri me kë apo fle me kë. Deri tani nuk me pyetur për ndonjë vendim qeverie. Deri tani më ke pyetur që njëri njeh njërin….këto nuk janë cështjet e mia dhe përgjegjësitë e liderit është mirë që t’i lëmë për ndonjë bisedë tjetër, sepse do të ishte një bisedë e parehatshme për ju. Të kthehemi te BE. BE nuk është kundër.

Tabaku: Dëshmitar në tre progres raportet e fundit, BE është shprehur se inceneraorët janë zgjidhja më pak e preferuar.

Rama: Këtu ishit e saktë. Në pyetjen e parë thatë që BE është shprehur kundër, tani thatë atë që tha BE, që ka shprehur shqetësim, sepse nuk është zgjidhja më e preferuar. BE flet për nivelin shumë të ulët të ndarjes në burim të mbetjeve, të riciklimit, sepse këto janë preferencat e BE-së. Dhe e fundit, ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, por impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë. Incenerimi është komponenti i parafundit. Inceneratorët janë impiante të viteve ’70-80, që e digjnin produktin, por nuk prodhonin energji. BE sot ndanë në burim dhe riciklon masivisht. Por edhe në vendet me standardet më të lartë impiantet e trajtimit vijojnë që të ndërtoheshin.

Tabaku: Edhe ju ishit i saktë se për momentin nuk ndodh asnjë incenerim.

Rama: Unë nuk e thashë atë, ju lutem, hiqni dorë nga citimi i shtrembër i fjalëve të mia. Ishin vendime deri pardje, dje u bënë procedura, ju i keni marrë përgjigjet nga dëshmitarët paraardhës. Unë jam kryeministër dhe kryeministri zgjidhet për të udhëhequr që do të thotë, cfarë dhe pse? Cfarë do të bëjmë dhe pse do e bëjmë dhe pastaj si do ta bëjmë këtë, ka një makinë të tërë shtetërore, që është aty për të bërë punën e vet. Dhe kjo makinë shtetërore, sikundër ka dalë këto ditë, ka bërë punën e vet dhe nuk kam asnjë arsye sot, që t’i vë presje apo pikëpresje të gjitha pikave që u kanë vendosur dëshmitarët, ministra, apo ish-ministra. Unë kam ardhur të dëshmoj si kryeministër.

Tabaku: Nga administratorët e kompanive por edhe zyrtarët e shtetit, nuk mbajnë mend, nuk dinë. A mbani mend mbledhjen e qeverisë në 17 dhjetor për financimin paraprak për koncesionin e Elbasanit?

Rama: Për amnezinë nuk keni përse e ndani me mua. Unë nuk refuzoj ti përgjigjem asnjë pyetje, por unë dua të dëshmoj si kryeministër, por nëse do të hyjmë në debat, jam gati, por ju dhe unë nuk e dëshiroj.

Tabaku: Lëri komentet.

Rama: Mos interfero vokalisht me mua. Unë nuk jam këtu për të plotësuar nevojat tuaja.

Tabaku: Ju kujtohet mbledhja e qeverisë së 17 dhjetorit?

Rama: Ju se dini si funksion mbledhja e qeverisë. Mbledhja është kurorëzimi i një procesi legjislativ për akte ligjore që fillon nga sektori bazë, i cili është në nevojë për aktin, në kombinim me sektorë të tjerë rrugës, kalon në gjithë ato filtra dhe vjen tek unë. Kryeministri është shumë thjeshtë, ku do të shkojmë, cfarë do bëjmë, si do ta bëjmë, janë të gjithë ministrat dhe makineri shtetërore. Nga pikëpamja e përgjegjësive individuale, përpara ligjit për të cilat organi i hetimit identifikon shkelje, është diçka që i takon, është në tagrin e secilit, jo e vendimmarrjes së qeverisë. Shteti është i keq shumë, tundon të madh e të vogël.

Ndërhyn Tabaku

Rama: Mos më ndërpre, mos interfero.

Tabaku: Me qetësi të lutem, po të drejtohem me respekt.

Rama: Faleminderit për respektin. Kur më pyesni a e mban mend datën filan për mbledhjen, sikur është ndonjë mbledhje për të sulmuar, nuk e di se kë, për cfarë duhet ta mbaj mend? Për mua kjo është një nga vendimet që qeveria ka marrë, nuk ka rëndësi nëse e mbaj mend, unë i qëndroj. Unë nuk mbaj mend vendime qeverie….mua mos më cito sipas qejfit, fatkeqësisht për ju jam i gjallë këtu. Mua mos më ofendo inteligjencën.

Ndërhyrje nga salla

Tabaku: Ju lutem, kolegë

Rama: Zonjë mos më cito mua gabim. Unë thash, pyetja a e mban mend këtë mbledhje nuk bën sens, se unë nuk mbaj mend asnjë mbledhje qeverie, jo se dua t’i shmangem, por mbledhja e qeverisë është mbledhje pune rutinë. Unë mbaj mend vetëm një mbledhje qeverie, kur vendosëm flamurin e Ismail Qemalit aty.

Tabaku: Mos ngrini zërin këtu, se nuk më intimidoni

Rama: Frikë duhet të keni vetëm nga vetja

Tabaku: Frikë duhet të keni ju nga ligji, kur një ish-ministër është në burg, ironinë lëri jashtë

Rama: Kam ardhur të dëshmoj si kryeministër dhe jam shumë i fokusuar, mos më ndërprisni. Po ju tregoj rolin tim, përse e mbështes dhe jam krenar për këtë punë.

Tabaku: Ju lutem….

Rama: Unë po u jap përgjigje për financimin

Tabaku: Patjetër

Rama: Po mbylle pra, atë mikrofon, ca patjetër, patjetër. Dëgjoni logjikën e financimit atëherë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit