-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta thirrje Ramës: Merr masa, çmimet s’po ndalen

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta ka reaguar i shqetësuar për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe jo vetëm në muajt e fundit. Ai i kërkon qeverisë që të ndërhyjë.

“Koha për një politikë të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve. Çmimet në vend vazhdojnë të rriten në nivele shqetësuese, duke dëmtuar seriozisht ekonomitë familjare dhe thelluar varfërimin e shqiptarëve.

Në janar 2022 çmimet në total janë rritur në masën 5.0%, ndërsa të mallrave ushqimore në 9.9%. Ndërkohë sipas të dhënave të EUROSTAT, Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon në përqindje të mesatares europiane.

Në kushtet kur rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë vijon pa u ndalur, institucionet shtetërore përgjegjëse jo vetëm duhet të monitorojnë zhvillimet e inflacionit, por edhe të marrin nisma konkrete për indeksimin e pagave me qëllim për të ruajtur nivelin e jetesës së qytetarëve.

Mosreagimi ndaj rritjes së çmimeve nuk është në përputhje me interesin publik, rritjen e mirëqënies së qytetarëve tanë dhe mbrojtjen e tyre nga spekulimet” shprehet ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit