-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përgjimet/ Si u tentua të helmohet “spiuni” që i hapi gropën Shullazit: Ta heqim qafe atë malokun

Kryesoret

Zbardhet plani për ekzekutimin me helm brenda në burg të bashkëpuntorit të SPAK-ut, Luftar Reçi, duke synuar që helmimi i tij të kryhej kur të konsumonte ushqimin. Ky skenar është dashur të vihet në jetë, gjatë kohës kur Gentian Goskova ose “Reqi i Korçës”,negocionte me familjarë të Luftarit, në mënyrë që ai të tërhiqte dëshminë e tij, kundr Emiljano Shullazit, për vrasjen e Vajdin Lames.

Pjesë e kësaj skeme për helmimin e dëshmitarit, ka qënë dhe Ervis Kosova, një njeri i besuar i Shullazit, që tashmë është shpallur në kërkim nga SPAK. Sipas dosjes hetimore “Reqi” dhe Kosova, mbanin kontakte me një punonjës të burgut të Drenovës në Korçë, aty ku bashkëpuntori i SPAK, mbahet i izoluar.

Por punonjësi i burgut, E.P, njëherësh mbante kontakte dhe më prokurorin e SPAK-ut që ndjek çështjen e Shullazit, duke e informuar për çdo situatë dhe bisedë që bënte me dy personat.

E.P, ka treguar se gjatë një bisede që ka zhvilluar me “Reqin” në datën 28 dhjetor 2021 në zonën përballë “Terminalit të Autobuzave”, ai i ka thënë:”… si mundet ta heqim qafe atë malokun dibran rob q…. Të japim ty 10 mijë euro parapagim dhe ilaçin dhe më pas 90 mijë euro ti japim kur të mbarosh punë…”.

Por punonjësi i policisë së burgjeve, i ka pohuar “Reqit” se do flisnin prapë për këtë punë, dhe këtë gjë e ka bërë që të fitonte kohë me qëllim për të njoftuar dhe prokurorinë përë këtë skenar. I infiltruari i SPAK-ut në këto negociata dhe marëveshje për të eleminuar Luftar Reçin brenda në burg, ka treguar dhe një takim tjetër me “Reqin” dhe Ervis Goskovën,takim i cili është zhvilluar sërisht në terminalin e autobuzave në Korçë.

“…I infiltruari i SPAK, e tregon se në timonin e një automjeti tip “Audi” ishte Reqi, ndërsa në vendin e parë të pasagjerit ishte i ulur një person pa flokë (tullac) të cilit nuk ja pash fytyrën. Dhe në sediljen pas, ishin dy çuna, njëri ishte çuni i “Reqit” dhe një nip i tij, siç më është prezantuar.

Sapo erdhën hapën derën dhe më thanë futu brenda. Unë i thashë “Reqit”, eja të flasim jashtë dhe në këtë moment ka folur personi pa flokë nga sedilja e parë “…futu brenda dhe me tregoj një pistoletë, që e kishte në dorë…”.

Ky person kishte edhe një në kapuç të zi në kokë. U ndjeva i frikësuar dhe hyra në makinë, sapo hyra brenda në makinë e hoqi kapuçin, por nuk u kthye asnjëhere, që ta fiksoja si fytyrë. Ky personi më tha se do ti thuash atij, se nuk e njoh Shullazin.

Në këtë moment ju drejtuar “Reqit” me fjalët: “…Po qe se nuk thotë, se nuk e njoh Shullazin, cfarë ka ai, grua, femijë t’ja vrasim dhe t’ja hedhim në kosh të plehrave”. Ndërsa “Reqi i tha: “…Ai (Luftari) ka gruan në Korçë, por prit një herë se është herët.

Në këtë moment i thotë Reqit: Po sikur ta vrasim këtë e t’ja q… ropt e ta hedhim në kosh si thua? “Reqi” I ktheu se: Jo se është miku jonë ky, ç’punë kemi me të.

Si “Reqi” dhe personi tjetër, e kanë dërguar me makinë deri tek IEVP Drenovë dhe rreth 150 metra, pa arritur tek porta e IEVP Drenovë, ndaluan dhe personi që ishte në vend të parë, më zgjati dorën dhe më dha një shishe farmacie me ngjyrë kafe duke më thënë: “…ju e merrni ushqimin e tij (Luftarit) dhe ja çoni në dhomë, ke mundësi të hedhësh 5 pika nga ky ilaçi që ka shishja, në ndonjë vend pa kamera dhe tiaa japësh Luftarit, që ta hajë. Personi, pasi ma dha ilaçin më tha: Nëse nuk e bën këtë punë të pret plumbi./ Oranews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit