Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar mbrëmë në Vërmicë, pasi është ndaluar duke drejtuar automjetin, të cilin ia kishte vjedhur një shtetasi kosovar.
“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në paraburgim”, ka informuar policia.
Rasti është në procedurë hetimore.