9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afera e Inceneratorëve, Salianji: I bëj thirrje SPAK-ut ta çojë detyrën deri në fund

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ditën e sotme është shprehur nga foltorja e parlamentit se 45 milionë euro u janë marrë ndërtuesve për të çuar dherat te inceneratori i Tiranës.

“Eurot për dherat, ato janë 45 milionë euro që u janë marrë ndërtuesve me detyrim te monopoli i bashkisë për t’i çuar te inceneratori i Tiranës. Pse është kjo një aferë korruptive?Paratë të cilat do paguhen nga qytetarët e Tiranës, Durrësit janë para të cilat i detyron qeveria të shkojnë atje. Pse vjen erë në këtë aferë?”, tha Salianji.

Salianji gjithashtu është shprehur se tashmë drejtësia ashtu siç ka bërë Kosimisioni Hetimor për Inceneratorët duhet që ti shkojë deri në fund hetimeve për këtë aferë korruptive.

“Kërkojmë që kësaj afere t’i shkohet deri në fund e të vendosen para drejtësisë.  Vendosja e gjoksit e kryeministrit është se kërkon të intimidojë drejtësinë. A ka një njeri që nuk i kujton justifikimet banale të tij dje. Së paku 430 milionë euro do u shkojë shqiptarëve kjo.

Nga ana tjetër kërkojnë ta mbysin me retorikë politike. Dje ky zotëria mburrej kur ishte kryetar bashkie. E njëjta situatë që po ndodh me bashkitë vazhdon edhe sot. Qeveria kërkon t’i vjedhë këto para e t’i çojë në Maltë në llogaritë e Mërtirit.

Kjo është një aferë e thënë edhe nga drejtësia. I bëj thirrje SPAK të justifikojë besimin e ndërkombëtarëve dhe taksat e qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Salianji.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit